-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Komandanti i KFOR-it i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për dialog

Më të lexuarat

Duke theksuar se NATO-ja po dërgon trupa shtesë në vend për t’i përballuar më mirë sfidat, Ristuccia tha se “kontributi i forcave turke është i rëndësishëm për ne, ai na lejon të kemi më shumë fleksibilitet për të përballuar këtë situatë”

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Michele Ristuccia, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën e panevojshme dhe të kthehen në tryezën e dialogut, raporton Anadolu.

Në një konferencën për media në Prishtinë, Ristuccia theksoi se situata në veri të Kosovës është ende e tensionuar përkundër atmosferës paqësore në dukje.

“Ftoj të dyja palët të shmangin retorikën e panevojshme dhe të kthehen në tryezën e dialogut, e cila është e vetmja mënyrë për të zgjidhur situatën”, theksoi Ristuccia.

Komandanti i KFOR-it tha se shumica e popullit të Kosovës dëshiron të jetojë në paqe.

“Rënia drastike e numrit të trupave të KFOR-it nga viti 1999 deri në vitin 2023 është një tregues shumë i qartë i sukseseve të shumta të arritura. Fatkeqësisht, dinamika e sotme na bën shumë të shqetësuar për këto të arritura dhe të dyja palët kanë nevojë të de-përshkallëzojnë tensionet dhe të gjejnë një zgjidhje politike dhe diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ristuccia, duke shtuar se ka vetëm zgjidhje politike dhe jo ushtarake.

Duke theksuar se NATO-ja po dërgon trupa shtesë në vend për t’i përballuar më mirë sfidat, Ristuccia tha se “kontributi i forcave turke është i rëndësishëm për ne, ai na lejon të kemi më shumë fleksibilitet për ta përballuar këtë situatë”.

Gjatë ditës edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për de-përshkallëzimin e situatës aktuale mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai po ashtu tha se KFOR-i do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt në Kosovë.

Nga 14 qershori tensionet midis Kosovës dhe Serbisë u ashpërsuan kur në veri të Kosovës, respektivisht në komunën e Leposaviqit, në lokacionin e njohur si Tresave/Bare sipas autoriteteve kosovare janë kidnapuar tre zyrtarë kufitar patrullues të cilët kanë qenë në detyre me qëllim të parandalimit të shfrytëzimit të rrugëve ilegale “të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Kjo erdhi pasi autoritetet kosovare më 13 qershor arrestuan në veri Milun Milenkoviqit – Llune si i dyshuar për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në protestat që filluan në veri nga 26 maji.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit