-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

BE: Presim që Kurti dhe Vuçiqi të vijnë në Bruksel pa kushte

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian ka thënë se pret që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq të marrin pjesë në takimin në Bruksel, pa kushte.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferencë për media.

Ai tha se Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka ftuar Kurtin dhe Vuçiqin për një takim në Bruksel gjatë kësaj jave, në mes të tensioneve të rritura mes dy shteteve.

“Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka ftuar në takim kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq për të gjetur mënyrën për të ecur përpara dhe për tu rikthyer tek impelementimi i marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut. Dita e takimit nuk është caktuar ende sepse palët nuk është se kanë konfirmuar se do të marrin pjesë. BE-ja pret që ata të vijnë pa kushtëzime. Blloku evropian po e përcjell situatën për të parë se a janë palët e gatshme për të gjetur zgjidhje”, ka thënë Stano.

BE ka paralajmëruar se mospërfillja e kësaj ftese mund të ketë pasoja për palët.

Stano shtoi se të hënën gjatë takimit të ministrave të BE-së çështja e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë në agjendë.

“Ftesa e Borrellit është ofertë dhe mundësi për ta që të dëshmojnë se pas të gjithave mund të jenë konstruktivë. Nuk është ftesë për të kënaqur Brukselin, por është për nevojën që të ulen tensionet dhe për të ardhmen evropiane të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. E për këtë, askush tjetër përveç Vuçiqit dhe Kurti nuk është përgjegjës”, tha Stano.

Vuçiq më 18 qershor deklaroi në Beograd se nuk do të takohet me Kurtin. Megjithatë, ai tha se nëse vendos për të marrë pjesë do të jetë një vendim i tij strategjik për të cilin do ta informojë opinionin.

Kurti ndërkaq, tha sot se fillimisht pret që shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd të takojë policët e Kosovës, dhe pasi të kuptojë gjendjen e tyre, do të vendosë nëse do të pranojë ftesën e Borrellit për takim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit