𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄!
Të nderuar besimtarë!
Është më se e sigurt që gylenistët do të kërkojnë t’i manipulojnë zgjedhjet që do të zhvillohen në këtë periudhë për organet drejtuese të KMSH, me të gjitha mënyrat e mundshme, sidomos ato për Këshillat e Myftinive dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm.
Ndaj hoxhallarë dhe xhemat i nderuar, kërkoni me këmbëngulje të zbatohet statuti dhe mos u frikësoni dhe as mos lejoni kryesinë e KMSH dhe as myftinjtë apo edhe imamë të ndryshëm, që pranojnë presionin e gylenistëve, të vendosin njerëzit që ata duan dhe nuk përfaqësojnë dëshirën dhe vullnetin e xhematit.
Tani është periudha vendimtare kur përcaktohet se kush do ta drejtojë KMSH edhe për katër vitet e ardhshme. Hiqni barrën tuaj para Zotit duke iu kërkuar llogari, transparencë dhe zbatim të statutit: imamëve, myftinjve dhe cilido tjetër drejtuesi të KMSH.
Ndërgjegjësoni veten dhe të tjerët për mundësinë që keni në këto momente. Dijeni se pika e dobët e gylenistëve është se ata e kanë frikë xhematin, sepse e dinë shumë mirë se janë minorancë dhe nuk e përfaqësojnë atë.
Ndërsa pika më e fortë e tyre është mashtrimi, shtirja dhe manipulimi si dhe shitja e vetes para shtetit dhe të huajve se gjoja ata janë garantët e vetëm të tolerancës ndër fetare në vend.
Zoti është me ata që mbrojnë të drejtën dhe legjitimen, ndaj mos iu frikësoni askujt tjetër veç Tij.
Hoxhë Justinian Topulli