2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, ambasadori Rohde: Pse Lista serbe nuk reagoi?

Më të lexuarat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas sulmeve që i janë të bërë të premten gazetarëve dhe kameramanëve konkretisht ndaj ekipit të RTK-së nga strukturat kriminale në komunën e Leposaviqit.

Rohde përmes një postimi në Twitter ka shkruar se brutaliteti i dhunës fizike ndaj kameramanit të RTK-së, Bardh Bekteshi është tronditës.

Sipas tij, për këtë akt brutal do të duhej të reagonin edhe përfaqësuesit e Listës serbe.

“Brutaliteti i kësaj skene është tronditës. Ku duhet të përfundojë kjo? Shumë e kanë dënuar këtë akt të papranueshëm dhune, por fatkeqësisht deri më tani nuk shoh asnjë reagim nga përfaqësuesit e LS-së. Pse?”, ka thënë ai duke shtuar se “të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të de-përshkallëzuar situatën”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit