Ka qenë një kohë, atherë kur nuk e dinim çfarë është kombi dhe ndjenja kombëtare. Derisa na e mësuan britanikët dhe francezët.
E para se ta njihnim kombin, ne shqiptarëve nuk na duhej shumë mundim për të ikur në Haxh.
Ne vitin 1908, para se të bëheshin ndarjet e Sykes dhe Pique që e coptuan Unitetin e Islamit në minishtete si në minipjesë.
Shkonte Arnauti nga Stambolli, merrte trenin e kalonte për stepat e Anadollit, pastaj zbriste poshtë në Levant, pastaj në qytetin e Bekuar të Kudsit. Furnizohej aty me ushqime dhe bekim dhe vazhdonte rrugën për në Jordani, pastaj hynte në shkretirën e gadishullit Arab, për të arritur ne vendin e Shenjtë, Medinën e Bekuar të Pejgamberit a.s.
Atherë nuk kishe nevoj për viza, nuk kishe nevoj as për kompani që të grijnë nga parat, (nga 5000 euro). Gjithçka ishte thjesht një biletë treni dhe kaq.
Në buxhetin e një Haxhiu të Kohës, nuk do duheshin me shumë se 500 euro me paratë tona.
Në foto, një osman, një irakian, një nga Levanti dhe disa të tjerë. Të gjithë me njëri tjetrin në trenin që e ndërtoi Sulltani AbdulHamid Han. Ecnin në të njejtën rrugë dhe bënin muhabet me njëri tjetrin. Sepse nuk kishte dallim atje, arabi me jo arabin.
Rrëzuan Abdulhamidin, rrëzuan edhe trenin, pastaj rrëzuan edhe vllazerinë që kishim mes nesh..
Na bënë të vegjël pasi ishin të mëdhenj.
Dhe këtë e arritën duke na thënë, ti je shqiptar, ti turk, ti llaz, ti kurd, ti arab, ti egjiptian, ti algjerian, ti, ti, ti..
Sot nga 2 miliard muslimanë, shumë pak janë ata që pranojnë të identifikohen me përkatësinë e këtij umeti me 2 miliard njerëz.
Të gjithëve u pëlqen nga pak të thonë: Jo mor çfarë pune kam unë me arabin apo turkun unë jam shqiptar!
More po tre milion të qelbta jemi si shqiptar o burrë. Kështu si je të ha edhe greku. Po mor po ai greku që dje të puthte dorën në kohën e Ali Pashait. Të ha edhe Serbia, që deri dje e ke qeverisur ti. Po kur donte të të hante një cop edhe Mali i Zi që është vetëm sa Veriu i Shqipërisë.
Sepse ne mendojmë me virusin e Sykes Pique në kokë (nacionalizmat idiote)
Besoj që koha kur do të mendojmë si një umeti dhe jo si një minishtet, do të kthehet shumë shpejt…
Nga Eduart Thartori