3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Egjipt, forcat e sigurisë vrasin gabimisht 12 turistë meksikanë

Më të lexuarat

Forcat e sigurisë në Egjipt kanë vrarë gabimisht 12 persona, përfshirë këtu një grup turistësh meksikanë, gjatë një operacioni anti-terror.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme, sipas të cilës turistët po udhëtonin në 4 automjete që hynë në një zonë të kufizuar, në Uahat, në Shkretëtirën Perëndimore.

Si pasojë e reagimit të forcave të sigurisë, 10 meksikanë dhe dy egjiptianë mbetën të plagosur dhe po trajtohen në një spital vendas.

Autoritetet përgjegjëse kanë deklaruar se kanë ngritur një grup të posaçëm për të hetuar ngjarjen.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto dënoi ngjarjen dhe deklaroi se ka kërkuar një hetim të thellë nga qeveria egjiptiane.

Ministria e Jashtme e vendit latin konfirmoi se, të paktën 2 shtetas meksikanë ishin vrarë dhe tha se po punon për identifikimin e tyre dhe të viktimave të tjera.

Ndërkohë, ambasadori meksikan në Egjipt ka vizituar spitalin dhe ka folur me 5 meksikanë të mbijetuar, që aktualisht janë në gjendje të qëndrueshme.

Ndërsa deklarata e Ministrisë së Brendshme egjiptiane deklaroi se automjetet me të cilat po udhëtonin turistët janë ngatërruar me terroristë gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë ushtarake dhe forcave të armatosura.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur ditën e diel, në një zonë që ishte “off limits” për turistët e huaj, por vendndodhja e saktë nuk jepet.

Grupi i turistëve po bëhej gati të ngrinte një kamp për të kaluar natën në Shkretëtirën Perëndimore, kur papritur është gjendur nën breshërinë e zjarrit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit