4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Antimiting” në Jerusalem, Izraeli i ndarë më dysh

Më të lexuarat

Reforma e diskutueshme gjyqësore që ka pështjelluar shoqërinë hebreje

Dhjetëra mijëra izraelitë dje, më 27 prill, në Jerusalem shprehën mbështetjen e tyre për reformën e diskutueshme gjyqësore të qeverisë së koalicionit të ekstremit të djathtë, e cila do t’i hiqte gjykatës më të lartë të vendit shumë pushtete.

Duke pasur parasysh protestat e rregullta masive të atyre që kundërshtojnë reformën e shpallur, shoqëria izraelite është polarizuar, me mbështetësit e ndryshimeve të paralajmëruara që besojnë se ato do të rivendosin ekuilibrin midis autoriteteve.

Qeveria dhe mbështetësit e saj argumentojnë se ndryshimet nevojiten për të zbutur gjyqtarët që veprojnë aktivisht dhe agresivisht në sferën e parlamentit dhe pushtetit ekzekutiv.

“Për të gjithë miqtë e mi që janë ulur këtu, shikoni sa fuqi kemi,” iu drejtua turmës dje në Jerusalem ligjvënësi i ekstremit të djathtë dhe ministri i financave Bezalel Smotrich. “Ata kanë media dhe manjatë që do të financojnë protestat, por ne kemi kombin. Ne do të rregullojmë atë që duhet të rregullohet,” tha Smotrich.

“Kombi kërkon reformë në drejtësi”, ishte përgjigja e protestuesve të mbledhur, shumë prej të cilëve valëvitnin flamuj izraelitë. Ministri i Drejtësisë Yariv Levin tha se dy milionë izraelitë që votuan për qeverinë aktuale votuan gjithashtu për reformën gjyqësore dhe premtoi “të bëjë një korrigjim të rëndësishëm të situatës aktuale”.

Çdo të shtunë, dhjetëra mijëra izraelitë mblidhen në të gjithë vendin për të kundërshtuar projektligjin dhe qeverinë. Kujtojmë se në fillim të janarit, qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi një reformë gjyqësore që do të reduktonte kompetencat e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në favor të bartësve të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe do të zvogëlonte ndikimin e tyre në përzgjedhjen e gjyqtarëve të ardhshëm.

Izraeli nuk ka kushtetutë, por rolin e kushtetutës e luan Deklarata e Pavarësisë dhe një sërë ligjesh themelore. Shumë në shoqërinë izraelite, duke përfshirë presidentin e vendit, u bënë thirrje palëve kundërshtare për të arritur një kompromis dhe i kërkuan koalicionit të zbusë propozimet e tij fillestare.

Në fund të muajit të kaluar, qeveria u dorëzua nën presionin dhe vendosi pezull planin e reformës në drejtësi, duke i dhënë kohë për konsultime shtesë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit