1.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Vendim i gjykatës austriake: Pyetjet rreth shamisë në intervistë punë përbëjnë diskriminim

Më të lexuarat

Vendimi erdhi pasi një grua muslimane iu drejtua gjykatës pasi u ekspozua ndaj pyetjeve dhe komenteve negative për shaminë në një intervistë për punë

Gjykata Administrative Rajonale e Vjenës ka gjykuar se bërja e pyetjeve ndaj grave muslimane në lidhje me shaminë gjatë intervistave për punë përbën diskriminim, transmeton Anadolu.

Vendimi erdhi pasi një grua muslimane iu drejtua gjykatës pasi u ekspozua ndaj pyetjeve dhe komenteve negative për shaminë në një intervistë në lidhje me aplikimin e saj për punë për një pozicion më të lartë në një kopsht fëmijësh, ku deri në atë kohë kishte punuar si asistente.

Gjykata Administrative Rajonale e Vjenës vendosi se është diskriminim që zyrtarët e kopshteve të bëjnë pyetje dhe komente për shaminë gjatë intervistave për punë dhe vendosi që viktimës t’i paguhet dëmshpërblim prej 2.000 eurosh.

“Është e pavend që në aplikim për punë që të bëhen pyetje në lidhje me shaminë shpesh dhe në mënyrë të pakëndshme”, tha gjykata.

Organizata Puna Anti-Raciste dhe e Guximit Qytetar (ZARA) dhe Qendra Austriake për Dokumentim dhe Këshillim për Muslimanët (Dokustelle Österreich) kanë ndihmuar viktimën në dërgimin e çështjes në gjykatë.

Në deklaratën e bërë nga ZARA, theksohet se me vendimin e saj, gjykata vlerësoi se kjo qasje ka sjellë diskriminim në bazë të gjinisë dhe fesë.

ZARA njoftoi se gruaja 19-vjeçare muslimane aplikoi për një pozicion më të lartë në kopsht fëmijësh pasi punoi si asistente dhe se pala tjetër “ka bërë shpesh pyetje në lidhje me shaminë në formë tjetërsuese dhe ka komentuar se do të ishte më mirë që për këtë pozitë pune të zbulohej koka”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit