“Nuk mund t’i kthejmë të vdekurit, por do të kompensojmë të gjitha humbjet”, tha ai
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për njësitë e banimit dhe u dorëzoi çelësat qytetarëve të Malatyas, e cila u godit nga tërmetet shkatërruese në fillim të shkurtit.
“Ne nuk kemi harruar jetët e humbura nga tërmeti, nuk kemi harruar ëndrrat që kanë mbetur nën rrënoja. Nuk mund t’i kthejmë të vdekurit, por jemi të vendosur të kompensojmë të gjitha humbjet e tjera”, tha ai.
Ai vuri gurin e themelit për njësitë e banimit në zonën e shkatërruar nga tërmeti dhe dorëzoi çelësat e 1442 apartamenteve, 250 shtëpive dhe 47 dyqaneve.
Erdogan deklaroi se shtëpitë e shkatërruara do të zëvendësohen me më të sigurta dhe më moderne dhe se vendet e punës të restauruara do të jenë më të bollshme.
Ai theksoi se do t’i kthejë qytetet në formën më të mirë. Ai u ndal edhe te zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj.
“Katastrofa e shekullit – tërmetet e 6 shkurtit dhe zgjedhjet e 14 majit kanë një rëndësi të madhe për Turqinë. Turqia do të ketë zgjedhje historike. Këto zgjedhje do të përcaktojnë jo vetëm pesë vitet e ardhshme, por edhe çerek shekullin e ardhshëm, gjysmë shekulli i vendit dhe popullit tonë”, tha Erdogan.
Presidenti turk tha se synimi i tyre është që zona e prekur nga tërmetet të kthehet në jetën normale.
Erdogan premtoi më parë, dhe tani përsëriti, se 319,000 shtëpi do të ndërtohen në vitin e parë, dhe gjithsej 650,000. /tesheshi.com/