3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

MJERË PER ATA QË MBULOHEN NGA GJYNAHET E TYRE!

Më të lexuarat

Allahu i lartesuar thotë: “Jo, përkundrazi! Ata që bëjnë të këqija dhe janë mbuluar nga gjynahet, janë banorë të Zjarrit, ku do të jenë përjetësisht. Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të jenë përjetësisht.” [BEKARE 81 – 82].

Shpjegimi i ajeteve

Allahu i Madhëruar ua hedh poshtë pretendimin atyre që thanë: “Ne nuk do të na kapë Zjarri më shumë se disa ditë të caktuara!”. Çështja nuk është siç pretendojnë ata dhe as siç ëndërrojnë ata më kot.

– Jo, përkundrazi! Ata që bëjnë të këqia dhe janë mbuluar nga gjynahet, janë banorë të Zjarrit, ku do të jenë përjetësisht. – Po kush janë ata që janë mbuluar nga gjynahet e tyre? Janë ata që në Ditën e Gjykimit do të vijnë të rrethuar e mbuluar nga gjynahet dhe nuk kanë asnjë vepër të mirë. Këta do të jenë prej banorëve të Zjarrit. Ibn Abasi shpjegon: “Jo, përkundrazi! Ata që bëjnë të këqija…”, domethënë, që ata që bëjnë ligësi e punë të ngjashme me punët tuaja (o ju idhujtarë e mohues) dhe, ashtu sikurse ju, refuzojnë besimin e vërtetë dhe të saktë, derisa ky mosbesim i mbulon e pushton tërësisht, pikërisht këta janë ata që nuk kanë asnjë të mirë.” Imam Ahmedi sjell këtë hadith të Ibn Mesudit, – Allahu qoftë i kënaqur me të – nga Profeti a.s: 85. “Kujdes nga gjynahet që i quani të papërfillshme, sepse ato i mblidhen njeriut dhe e shkatërrojnë!”

– Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të jenë përjetësisht. – Këta besojnë Allahun dhe profetët e Tij, bëjnë vepra të mira dhe sipas Sheriatit të Zotit. Këta do të jenë banorë të Xhenetit. Ibn Abasi thotë: “Ata që kanë besimin e saktë e të vërtetë, të cilin ju e mohoni, dhe bëjnë vepra të mira sipas fesë së vërtetë, që ju refuzoni ta pasoni dhe jetoni sipas saj, pikërisht për këta është Xheneti dhe atje do të jenë përjetësisht.” Allahu i Lartësuar na njofton se si shpërblimi me mirësi, ashtu edhe ndëshkimi me vuajtje, do të jenë të përjetshëm e pandërprerje. Allahu është më i ditur.



TEFSIR IBN KETHIR

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit