2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

AGJËRIMI TË DËRGON NË XHENNET

Më të lexuarat

Ebu Umame i tha Pejgamberit alejhis selam:
“Më urdhëro diçka, që me dëshirën e Allahut të më bëjë dobi!”
Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, i tha:
“Mbaju agjërimit, nuk ka asgjë si agjërimi”.
Ahmedi, Nesai, Bejheki.

Ebu Hurejra transmeton se Pejgamberi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, një ditë pyeti:
“Kush agjëron sot?
– Unë, u përgjigj Ebu Bekri.
– Kush e shoqëroi xhenazen sot?
pyeti Pejgamberi alejhis selam.
– Unë, u përgjigj përsëri Ebu Bekri.
– Kush i ushqeu të varfërit sot?
pyeti Pejgamberi alejhis selam.
– Unë, tha përsëri Ebu Bekri.
– Kush e vizitoi të sëmurin sot?
pyeti Pejgamberi alejhis selam.
– Unë, përsëriti Ebu Bekri.
Pastaj Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, tha:
“Kushdo që i bashkon këto vepra, do të hyjë në Xhenet”. Muslim.
Në versionin e Imam Buhariut në El-Mufred thuhet: “Kushdo që i bën të gjitha këto vepra brenda një dite, do të hyjë në Xhenet!”

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit