3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Delegacioni i BFI e RMV i udhëhequr nga Reisul ulema ngushëlloi kryetarin e Dijanetit të Turqisë për viktimat e tërmetit

Më të lexuarat

 

Reisul Ulema i BFI e RMV më datën 21.03.2023 në Ankara të Turqisë u prit nga Kryetari i Dijanetit të Turqisë Prof. Dr. Ali Erbash.

Ishte një pritje e nivelit të lartë. Kryetari i Dijanetit Z. Ali Erbash i shprehu falënderimet e sinqerta Reisul Ulemasë dhe delegacionit nga BFI e RMV për këtë vizitë ngushllimi dhe përkrahjeje në veçanti për kontributin e dhënë për të ndihumuar në këtë situatë të rëndë nga goditja e tërmetit që shkaktoi vdekjen e dhjetra mijërave njerëzve.
Reisul Ulema i BFI e RMV poashtu me respektin më të madh shprehu falënderimet për pritjen vëllazërore që ia bënë dhe shprehu ngushllimet më të thella në emër të BFI e RMV dhe të gjith besimtarëve të BFI e RMV, njiherit e informoi për angazhimin e besimtarëve dhe BFI me të gjithë faktorët e saj në akcionin shumë të suksesshëm për të ndihmuar në këtë situatë të rëndë që shkaktoi tërmeti në Turqi dhe drejt për së drejti iu dorëzua dokumenti bankar i mjeteve të tubuara nga aksioni i grumbullimit të mjeteve nga BFI e RMV me rastin e tërmetit të rëndë që goditi popullin turk.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqit ef. Fetai ngushëlloi thellë Kryetarin e Dijanetit Prof. Dr. Ali Erbash duke ju lutur Allahut Fuqiplotê që familjeve që humbën të afërmit e tyre t’ju jep durimin e pashoq, ndërsa atyre që humbën jetën Allahu t’ju fal Xhenneti, dhe shprehu bindjen se Republika e Tirqisë me kapacitetet e saja që posedon do ta tehkslojë këtë situatë të vështirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit