0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Aneksi për zbatimin e Propozimit evropian dhe takimi i 18 marsit, Lajçak nis sot vizitën në Kosovë  

Më të lexuarat

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të nisë sot vizitën zyrtare në Prishtinë, ku pas dy ditëve të qëndrimit do të shkojë edhe në Beograd.

Vizita e tij në Kosovë e Serbi vjen për të diskutuar tashmë aneksin për zbatimin e Propozimit evropian, për të cilin propozim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 27 shkurt në Bruksel u pajtuan parimisht.

Lajçak vjen për vizitë në Kosovë dhe Serbi edhe disa ditë para takimit të Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 18 mars.

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia janë pajtuar për Planin evropian për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Saktësisht, të dy liderët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ranë dakord se nuk nevojiten diskutime të mëtejshme mbi Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili potencialisht mund të hapë rrugën për zgjidhjen e problemeve.

E zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar se tash qëllimi kryesor është që të arrihet pajtimi rreth një plani si dhe modaliteteve për zbatimin e marrëveshjes. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit