1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Imami i Qabes qau gjatë lutjes për Turqinë dhe Sirinë

Më të lexuarat

Në lutjen gjatë hutbes si pjesë e namazit të djeshëm të xhumasë në Mesxhidul Haram në Mekë të Arabisë Saudite, imami i Qabes, Sheikh Humejd, me lot në sy u lut për mëshirën e Zotit dhe ndihmë për të prekurit nga tërmeti

Gjatë lutjes për viktimat e tërmetit në Türkiye dhe Siri, imami i Qabesë, Sheikh Salih bin Abdullah el-Humeyd, nuk mundi t’i mbante lotët teksa u lut për viktimat e fatkeqësisë së 6 shkurtit, raporton Anadolu.

Në lutjen gjatë hutbes si pjesë e namazit të djeshëm të xhumasë në Mesxhidul Haram në Mekë të Arabisë Saudite, imami i Qabes, Sheikh Humejd, me lot në sy u lut për mëshirën e Zotit dhe ndihmë për të prekurit e tërmetit, para mijëra besimtarëve.

Në Mesxhidul Haram, i cili është vendi më i shenjtë për muslimanët dhe kibla e tyre, vendi drejt të cilit ata kthehen në namaz, namazin e detyrueshëm pesë herë në ditë, imami i Qabes uroi shërim të shpejtë për të lënduarit dhe mëshirën e Zotit për viktimat.

Mijëra besimtarë u mblodhën në lutje në xhaminë Mesxhidi al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë për muslimanët në Kudsin Lindor në Palestinë.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit, me epiqendër në provincën Kahramanmaraş, goditën 11 provinca, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz.

Të paktën 39.672 persona humbën jetën në Türkiye në dy tërmetet e fuqishme.

Në Siri, të paktën 3.688 persona humbën jetën dhe më shumë se 14.749 të tjerë u plagosën.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit