3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

LGBT si shkak i lijës së majmunëve

Më të lexuarat

Autor: Xhasim Mutawa

Organizimi i dy koncerteve, një në Belgjikë dhe tjetri në Spanjë janë shkak i përhapjes së lijës së majmunëve duke e rritur ndjeshëm nivelin e infeksionit, kjo si rezultat i kontaktit seksual  – do të shprehej  David Hejman, konsulenti i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetsisë për Agjensinë “Associated Press” Kurse konsulentja e lartë e mjekësisë për Agjensinë Britanike të Sigurisë së Shëndetit, Suzan Hopkins është shprehur me këto fjalë: “Pjesa dërmuese e rasteve të zbuluara në Britani dhe Evropë është gjetur tek meshkujt homoseksualë dhe biseksualë”[1]. Po ashtu edhe Kombet e Bashkuara janë të frikësuara nga përhapja e lijës sa majmunëve si pasojë e homoseksualizmit.

Në të kundërt, ka deklarata që e hedhin poshtë teorinë se kjo sëmundje ka lidhje me marrdhëniet seksuale midis burrave. Megjithatë, duke qenë se homoseksualizmi, tashmë trajtohet si një nga shkaqet e përhapjes së kësaj sëmundje, kjo i shtyn (thërret) mbështetsit dhe përkrahësit e homosekualizmit që të reflektojnë me veten e tyre. Organizimet që mbështesin marrdhëniet e të njëjtit seks janë shtuar kudo, nëpër qendra, klube, tregje faqe interneti dhe në çdo organizim. Pikërisht kjo është ajo që ka vepruar populli i Lutit (a.s) ashtu siç e ka përshkruar Allahu i Madhëruar në Kuran: “Ju bëni marrdhënie me meshkuj, u zini pusi atyre dhe në tubimet tuaja bëni punët më të ndyra.”[2] Ata i shfrytëzonin klubet, lokalet, vendstrehimet për të praktikuar marrdhëniet në kolektiv. Ata nuk njihnin se çfarë do të thotë privatsi, fshehtësi dhe të qënurit në familje, përkundrazi ata e kishin pasion praktikimin e imoralitetit haptazi në kolektiv.

Le të meditojmë së bashku se si e ka përdorur Allahu i Madhëruar foljen e gjuhës arabe “te’tune”  shumësin e fjalës “eta” në ajetet kuranore kur ka folur për ta, “A punoni (te’tune) të shëmtuarën që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush.”[3] “Vërtet ju kryeni (te’tune) epshet tuaja tek burrat në vend të grave”[4] “ A shkoni (te’tune) me burrat e botës.”[5] Fjala arabe “te’tune” nënkupton që njeriu vjen vetë (me dëshirë) dhe në mënyrë të planifikuar. Kështu  fjala “te’tune” e përmendur në këto ajete kuranore nënkupton se ata me vullnetin  e tyre të plotë kanë vepruar këtë veprim (të shëmtuar).

Allahu i Madhëruar e ka përshkruar veprimin e popullit të Lutit si punë të ndyrë dhe popullin e tij si popull të prishur, ashtu siç përmendet në ajetin kuranor: “Dhe ne Lutit i dhamë të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati që bënte punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm dhe i prishur.”[6] Në këtë ajet kuranor, Allahu i Madhëruar e përshkruan të gjithë fshatin si fajtor të kryerjes së këtij akti të shëmtuar, sepse gratë shkonin me njëra – tjetrën, pasiqë burrat i kishin braktisur. Dhe po  ashtu edhe fëmijët për pasojë  janë edukuar me të njëjtën frymë si të rriturit.

Në ditët e sotme, ne jemi dëshmitarë se kompanitë e prodhimit të serialeve, filmave, madje edhe deri  të filmave vizatimorë promovojnë orientimin homoseksual. Ata nuk janë mjaftuar vetëm me promovimin, por në të njëjtën kohë ata janë përpjekur maksimalisht për të fshirë çdo studim shkencor që vërteton se promovimi i homoseksualizmit konsiderohet ngacmim dhe abuzim ndaj fëmijëve. Përkundrazi ata kanë nxjerrë studime të tjera që vërtetojnë të kundërtën.  Kjo nënkupton se ata veprojnë njëlloj siç ka vepruar populli i Lutit, por me metoda të ndryshme. Misioni i tyre i rëndësishëm është që të përhapin homoseksualizmin dhe ta mbrojnë atë nëpërmjet vendosjes së ligjeve edhe nëse për këtë i lipset që të falsifikojnë faktet, njëlloj si populli i Lutit. Le të vërejmë së bashku se si ata përdorin të njëjtën logjikë që ka përdorur populli i Lutit. Allahu i Madhëruar thotë: “(Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: A bëni atë punë të shëmtuar, që edhe vetë ju e kuptoni(se është  e keqe)? A vërtet, ju nga epshi, kontaktoni me meshkujt, e i braktisni gratë tuaja? Ju jeni një popull i paditur (xhahil)”[7] Vëreni me kujdes! Ajeti i parë përfundon me fjalën “ju e kuptoni” kurse ajeti i dytë përfundon me fjalën “i paditur” Si mund të kuptojnë teksa janë të paditur?! Në këtë kontekst “padituria” nënkupton që të bësh diçka ndryshe nga ajo që duhet bërë, pra ata e dinë të vërtetën por e fshehin dhe veprojnë diç ndryshe nga e vërteta.

Ne, të gjithë e dimë shumë mirë se si ata i falsifikojnë të vërtetat shkencore me pretendimin se gjoja homoseksualizmi është gjenetik,  e dimë shumë mirë si i kanë ndryshuar të vërtetat në fushën e psikiatrisë duke e pëjashtuar homoseksualizmin nga lista e sëmundjeve psikiatrike dhe po ashtu e dimë se si ata ndalojnë dhe pezullojnë botimin e çdo studimi, artikulli apo faqe interneti që me fakte shkencore flet kundra tyre. Të tillë njerëzve nëse ju krijohet mundësia dhe hipin në pushtet, e përdorin represionin e tyre ndaj të tjerave me të gjitha format, ashtu sikur ka thënë Allahu i Madhëruar: “Përgjigja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë.[8] Kërcënimi me dëbim nga vendbanimi apo nga vendi i punës është metodologji e punës së tyre.  Çdokush që  deklaron se është kundra tyre qoftë edhe me fakte shkencore, do ta gjejë veten e tij përpara një beteje i rrethuar nga të gjitha anët. Jetojmë në kohë të ndryshme, por akti i shëmtuar është i njëllojtë.

[1] – Ky informacion është marrë nga faqja e internetit DW.com

[2] – Sure Ankebut: 29.

[3] – Sure A’raf: 80.

[4] – Sure A’raf: 81.

[5] – Sure Shuara: 165.

[6] – Sure Enbija: 74.

[7] – Sure En Neml: 54-55.

[8] – Sure A’raf: 82.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit