3.9 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Türkiye, të rinjtë shpërndanë trëndafila nëpër kisha si reagim ndaj djegies së Kuranit

Më të lexuarat

Türkiye, të rinjtë shpërndanë trëndafila nëpër kisha si reagim ndaj djegies së Kuranit
Të rinjtë në rajonin qendror Artuklu, shëtitën kishat me trëndafila në duar. Të rinjtë u dhuruan trëndafila zyrtarëve këtu dhe dënuan djegien e Kuranit para ambasadës së Türkiye-s në Stockholm të Suedisë


Një grup të rinjsh në qytetin Mardin të Türkiye-s shpërndanë trëndafila si protestë e djegies së Kuranit në Suedi, raporton Anadolu Agency (AA).

Të rinjtë në rajonin qendror Artuklu, shëtitën kishat me trëndafila në duar. Të rinjtë u dhuruan trëndafila zyrtarëve këtu dhe dënuan djegien e Kuranit para ambasadës së Türkiye-s në Stockholm të Suedisë.




Ibrahim Halil Yetim, një prej të rinjve që regjistroi momentet, tha se menduan se “si të reagonin” si të rinj muslimanë lidhur me ngjarjen në Suedi. Ai tha se vizituan kishat duke ndjekur këshillën e Profetit Muhamed dhe shprehën reagimet e tyre në mënyrë që u përshtatet muslimanëve.

“Islami është një fe e tillë, që edhe ata që vijnë për t’iu vrarë ringjallen me ty”, deklaroi Yetim duke shtuar se këtë e treguan në praktikë.

Kujtojmë se lideri i partisë së ekstremit të djathtë danez, Drejtimi i Rreptë (Stram Kurs), Rasmus Paludan më 21 janar në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, kreu provokimin e djegies së Kuranit para ambasadës së Türkiye-s në Stockholm. Askush nuk u lejua t’i afrohej Paludan-it i cili e kreu këtë akt nën mbrojtjen e forcave të shumta të policisë.

Shumë vende islame, veçanërisht zyrtarë të qeverisë dhe opozitës në Türkiye reaguan ndaj lejes së qeverisë suedeze ndaj Paludan-it për djegien e Kuranit.


/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit