0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rinia e Lëvizjes Besa: faleminderit komandant që na shite pë 5 milionë euro!

Më të lexuarat

Sot u organizua një aksion simbolik nga Rinia e Lëvizjes Besa, me moton “Të faleminderit Komandant” që u mbajt përballë ambasadës së SHBA-së.

Qëllimi i këtij aksioni ishte reagimi i Rinisë së Besës për rastin e “Magjar Telekom”, sipas të cilës thuhet se krerët e BDI-së, gjegjësisht Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, janë të përfshirë në një aferë korruptive me vlerë prej 5 milionë euro.

“Komandant, të kërkojmë falje që të kemi marrë në qafë dhe kemi menduar se ti dhe binjaku yt siamez, Musa Xhaferi, na kishit shitur vetëm për këtë shtëpi këtu pranë nesh. Prandaj sot ne jemi këtu, të ju falënderojmë se nuk na keni shitur aq lirë. Ju faleminderit që çmimin e çështjes shqiptare në Maqedoni nuk e keni lënë të jetë 100.000 euro. Do të ndjeheshim të ofenduar po të kishte qenë ashtu, por tani e kemi kuptuar se ju e keni shitur për 5 milionë euro, dhe për këtë e kemi ndryshuar mendimin”, thuhet në deklaratën e të rinjve të Lëvizjes Besa.

Të rinjtë e lëvizjes besa gjatë aksionit të sotëm, mbanin në duar disa shenja-udhëzuese të komunikacionit me foton e selisë së BDI-së në Reçicë të vogël dhe me shkrimin, “PALLATI I RYSHFETIT – Reçica e Vogël”.

 

“Arsyeja e dytë pse jemi këtu është që ta përshëndesim kryetaren e Tetovës, Teuta Arifin, dhe për ta përgëzuar për “Udhën e Çadrave” si dhe për dy aksionet e mëdha “Qyteti i Helmuar” dhe “Qyteti i Etur”, me këtë rast po ia propozojmë edhe një pikë turistike “Pallati i Ryshfetit”. Nga dita e nesërme, do të vendosim disa shenja rrugore në Tetovë, që secili vizitor ta gjejë më lehtë vendin ku kanë ardhur 5 milionë eurot, “Pallatin e Ryshfetit” në Reçicë të Vogël”, u tha në deklaratën për shtyp nga Rinia e Lëvizjes Besa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit