3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

OH Hilal ndan mjete shkollore në Gostivar, Tetovë dhe Shkup

Më të lexuarat

Të mërkurën më 09.09.2015 Organizata Humanitare Hilal e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Fetare Islame, me fillimin e vitit shkollor, ndërmori një aksion në shpërndarjen e mjeteve shkollore për nxënësit e qytetit të Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit.

Me këtë rast, gjatë shpërndarjes së këtyre mjeteve në qytetin e Gostivarit, Kryetari i OH Hilal Mustafa ef. Dauti u shoqërua nga Myftiu i BFI Gostivar, Shaqir ef. Fetahu, i cili nga afër e ndoqi procesin e shpërndarjes, së këtyre mjeteve arsimore për fëmijët.

Pas përfundimit të shpërndarjes, Kryetari i OH Hilal, Mustafa Dauti në prezencë të mediumeve tha se: “Sot edhe përkundër gjitha aksioneve paralele që po zhvillohen në pjesën lindore të vendit, pra në dhënien ndihma për refugjatët e lindjes së mesme, ne si organizatë humanitare vendosëm që të ndërmarrim edhe këtë aksion, për shpërndarjen e mjeteve shkollore për nxënësit me kushte të rënda ekonomike, në qytetet Gostivar, Tetovë dhe Shkup.

Ashtu siç ka vepruar çdo vit radhazi OH Hilal, edhe këtë vit nuk mund që të qëndronin indiferent në edukimin e gjeneratave tona tyë reja, apo të paktën në krijimin e kushteve sado pak të volitshme për vogëlushët tanë që kanë filluar vitin shkollor dhe bëmë shpërndarjen e mjeteve për mbi 500 nxënës”.

Nga ana tjetër, Myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu në emrin e tij personal dhe në emër të myftinisë që ai drejton, falënderoi Reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi si dhe OH Hilal me në Krye Mustafa ef. Dautin për këtë ndihmë mjaft të qëlluar në prag të vitit shkollor.

Më pas shpërndarja vijoi edhe në qytetin e Tetovës, ku në shoqërinë e Myftiut të Tetovës Qani ef. Nesimi u bë shpërndarja e mjeteve arsimore për nxënësit e këtij qyteti. I njëjti aksion u zhvillua edhe në qytetin e Shkupit.

Sidoqoftë, që nga themelimi i OH Hilal, çdo vit me fillimin e vitit shkollor ndërmerren aksione në shpërndarjen mjete shkollore për nxënësit me kushte të rënda ekonomike, nëpër qytete të ndryshme të vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit