-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Lëvizja BESA: Takim miqësor në Ambasadën e R. së Shqipërisë

Më të lexuarat

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe anëtari i Trupit Koordinues, Zeqirija Ibrahimi, realizuan një takim në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, ku u pritën nga Ambasadori, Fatos Reka.

Me këtë rast kryetari i Lëvizjes BESA ia uroi Ambasadorit emërimin në këtë detyrë dhe shprehu gatishmërinë e BESËS për bashkëpunim me institucionet e R. së Shqipërisë. Po ashtu përfaqësuesit e Lëvizjes e njoftuan Ambasadorin edhe me platformën e Lëvizjes BESA, si dhe me organizimin e saj në Maqedoni.

Ambasadori Reka, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë e vazhdueshme të Shtetit Shqiptar, që – aq sa ia mundëson pozicioni diplomatik – të ndihmojë në ngritjen e demokracisë në vend, veçmas të asistojë në kampin politik shqiptar për më shumë bashkëpunim dhe bashkërendim të radhëve, në mënyrë që kjo të prodhojë një shtet më demokratik dhe të gatshëm për integrimet euro-atlantike.

Takimi ishte në frymë miqësore dhe u la mundësia që edhe në të ardhmen ky bashkëpunim të vazhdojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit