2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

VIDEO: Vazhdon misteri i të vrarëve në rastin e Kumanovës

Më të lexuarat

Po bëhen katër muaj qëkur Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ka marrë trupat e nëntë të vrarëve, shtetas të Kosovës, në konfliktin e armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Mirëpo, as sot e asaj dite nuk janë marrë raportet e autopsisë nga Shkupi për të vrarët në konflikt.

Raportet e autopsisë do t’i shërbenin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për krahasim para hartimit të raportit final që do t’i dorëzohej Prokurorisë së Shtetit.

Me gjithë paralajmërimet se hartimi i raportit ishte çështje javësh, po bëhen muaj të tërë që ende nuk dihet asgjë për dyshimet e ngritura nga mediet se në mesin e nëntë të vrarëve ka të masakruar deri në shpërfytyrim dhe nëse ndonjë prej tyre është vrarë dhe masakruar pasi është kapur i gjallë.

Tribuna Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga Ambasada e Kosovës në Shkup, rreth marrjes dhe dorëzimit të raporteve në Kosovë, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Edhe, Arsim Gërxhaliu, nga Mjekësia Ligjore, nuk i është përgjigjur interesimit nëse kanë marrë raportet nga autoritetet maqedonase dhe se kur do t’i dorëzohet raporti final Prokurorisë së Shtetit.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut kishte kërkuar që raporti i autopsisë të bëhet publik, për t’u ditur publikisht e vërteta e vrasjeve.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit