3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Investimet e huaja arrijnë vlera rekord në Shqipëri

Më të lexuarat

Investimet e huaja direkte në Shqipëri u rritën sërish në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti vlerën e 344 milionë eurove, në rritje me 32 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Play

Rritja e mëtejshme e tremujorit të tretë e thelloi më tej rritjen vjetore të investimeve të huaja, që deri tani po regjistron nivelet më të larta historike.

Për 9-mujorin 2022, vlera progresive e investimeve të huaja direkte arriti në 984 milionë euro, shifër kjo 35 për qind më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e investimeve të huaja po mbështetet gjithnjë e më shumë te fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese, ndërsa injektimet e reja të kapitalit nga jashtë ka një rritje ndjeshëm më të ulët.

Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e kapital të ri arritën në 152 milionë euro, 3.4 për qind më shumë krahasuar me në tremujorin e tretë të 2021.

Ndërkohë që, kategoria fitimi i riinvestuar arriti në 195 milionë euro, në rritje me 61 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fitimet e rinvestuara kanë një epërsi të qartë në strukturën e investimeve të huaja për të gjithë 9-mujorin. Në 9 muaj, ndërmarrjet me aksionerë të huaj kanë riinvestuar fitime në vlerën e 532 milionë eurove, ose sa 54 për qind e investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe.

Pesha e lartë e fitimeve të riivestuara është tipike sidomos për sektorët e industrisë nxjerrëse apo të shërbimeve financiare, që kërkojnë flukse të vazhdueshme të investimeve të reja për të mbështetur rritjen e biznesit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tremujorit të tretë 2022, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në sektorin e hidrokarbureve, në masën 25 për qind, ndërmjetësimit financiar, në masën 11%, e energjetikës në masën 8 për qind, si dhe komunikacionit, në masën 2 për qind të totalit.

Rritja e fortë e çmimeve të naftës bruto në periudhën që pasoi shpërthimin e luftës në Ukrainë duket se ka nxitur shtimin e investimeve me qëllim rritjen e prodhimit nga kompanitë nxjerrëse edhe në Shqipëri.

Megjithëse në vitet e fundit mjedisi ekonomik në Evropë është trazuar nga goditje të forta, si pandemia apo lufta në Ukrainë dhe vala e fortë inflacioniste, investimet e huaja direkte po vazhdojnë rritjen. Në pjesën më të madhe, kjo po vjen falë ndërmarrjeve ekzistuese.

Pas përmbylljes së investimit në gazsjellësin TAP dhe në disa vepra madhore të energjisë hidrike, projektet e reja madhore të investitorëve strategjikë në vitet e fundit kanë qenë më të pakta. Megjithatë, statistikat e dy viteve të fundit kanë treguar se një peshë në rritje në investimet e huaja direkte kanë marrë investimet e huaja në tregun e pasurive të paluajtshme.

Cikli i rritjes së tregut në vitet e fundit, por edhe çmimet konkurruese me vendet e tjera për segmentin e pronave bregdetare, kanë ngjallur një interes në rritje edhe nga investitorët e huaj, raporton Monitor. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit