9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

A po e sheh more ky shtet çfarë janë duke bërë disa gazetarë/ analista – Nga Enis Presheva

Më të lexuarat

A po e sheh more ky shtet çfarë janë duke bërë disa gazetarë/ analista?

A është duke reagu shteti për nxitje të urrejtjes, për fyerja të komunitetit më të madh në vend, për ofendime në baza fetare?

Ata po dojnë me ia imponu të tjerëve se qysh duhen me u ndi. Përveç kësaj, nëse rastisë që anëtari i një familjeje të rëndësishme ndihet besimtar i devotshëm musliman atëherë këtë po e përshkruajnë si nënçmim, ofendim ndaj familjes, e ndaj kombit.

Kjo nuk duhet me kalu pa u dënuar nga ana e institucioneve të drejtësisë.

Përhapje e urrejtjes fetare nuk e di si i bjen ndryshe, se kjo që Kajtazi e Kabashi kanë bërë.

Sipas Kajtazit qenka e dhimbshme me e pa Bekim Jasharin duke bërë Umre!!!

Sipas Kabashit nuk ka pse qohet komandanti legjendar, se nuk ka cka me pa. Dikush e paska korritë.

Jam më se i bindur që do ta mbronin me këmbëngulësi nëse ndonjë nip apo mbesë e familjeve të tilla do shfaqej si pjestar i komunitetit LGBTI.

Unë ju drejtohem që të dyve. Mllefin e urrejtjen që keni ndaj fesë tashmë e kemi të qartë të gjithë, mirëpo profesioni të cilin kinse po e ushtroni nuk ju lejon me e shfaq urrejtjen kaq hapur, edhe pse ne i kemi të qarta bindjet tua.

Luani more rolin e perëndimorit pak më mirë, se ju doli boja, edhe pse emrat i keni puro lindor.

A juve zotëri Bekim Jashari, pasardhës i legjendarëve, dhe juve hoxhë Halili, Allahu ua pranoftë Umren, e na u kthefshin të falur e pa mëkate, si ditën kur ju ka lindur nëna.

Enis Presheva

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit