0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Inflacioni në Turqi, nis të dalë llogaria e Erdoganit

Më të lexuarat

Presidenti turk, në kundrarrymë në lidhje me normat e interest

Inflacioni vjetor në Turqi u ul lehtë në nëntor, për herë të parë pas rritjes konstante për pak më shumë se një vit, njoftoi të hënën Instituti i Statistikave Turke.

Çmimet e konsumit për vitin u rritën me 84.39 për qind në nëntor krahasuar me një rritje prej 85.51 për qind në tetor.

Norma mujore e inflacionit ishte 2.88 për qind në muajin nëntor, krahasuar me 3.51 për qind në muajin paraardhës.

Është hera e parë që inflacioni vjetor është ulur që nga maji 2021.

Ndërsa pandemia e koronavirusit dhe pushtimi rus i Ukrainës nxitën inflacionin në mbarë botën, ekonomistët besojnë se inflacioni në Turqi u ushqye nga besimi i Presidentit Recep Tayyip Erdogan se rritja e normave të interesit shkakton inflacion.

Mendimi tradicional ekonomik thotë se rritja e normave të interesit ndihmon në mbajtjen nën kontroll të inflacionit.

Erdogan kërkoi që norma e interesit të jetë njëshifrore deri në fund të vitit.

Më 24 nëntor, banka qendrore e Turqisë vendosi të ulë normën e saj të interesit në nëntë për qind, pas një serie shkurtimesh të ngjashme të mëdha pavarësisht inflacionit të lartë.

Erdogan tha se modeli i tij, i cili ka prioritet rritjen, investimet, punësimin dhe eksportet, pritet të japë rezultate në vitin e ri.

Rritjen më të lartë vjetore të çmimeve e ka shënuar sektori i transportit me 107 për qind, i ndjekur nga ushqimet dhe pijet joalkoolike me 102.55 për qind.

Disa ekspertë vunë në dyshim shifrat e institutit shtetëror dhe Grupi i Kërkimit të Inflacionit, i përbërë nga ekonomistë të pavarur, tha të hënën se norma aktuale e inflacionit të Turqisë për nëntorin ishte 170.7 përqind. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit