3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

FËMIJËT SIRIANË VIKTIMË E KAOSIT NË VEND

Më të lexuarat

Nga Siria vazhdojnë të vijnë lajme të dhunës.

Në qytetin Dejr uz Zur, në lindje të vendit, është hapur zjarr kundër protestuesve që merrnin pjesë në një demonstratë kundër regjimit të Esadit.

Në një sulm të organizuar me murtaja gjatë kohës që pjesëmarrësit në demonstratë po shpërndaheshin, humbën jetën 10 persona.

Edhe disa orë përpara ngjarjes, në qytet shpërtheu një bombë e vendosur në një makinë si pasojë e të cilës humbën jetën 10 persona.

Ndërkohë Kombet e Bashkuara kanë publikuar një raport të ri ku pasqyrohen përmasat e dhunës që po përjetohet në Siri.

Në raportin në fjalë thuhej se nëpër sulme po masakrohen edhe fëmijët kurse nëpër arreste aplikohen tortura.

Gjithashtu në raport thuhet se  regjimi i Esadit po i përdorë fëmijët si mburojë nëpër konfliktet me armë që bëjnë. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit