2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Plotësojini premtimet (marrëveshjet)

Më të lexuarat

Allahu i Madhëtuar thotë: “O ju që keni besuar plotësojini obligimet (marrëveshjet)”. El Maide: 1.
Nëse do të shfletojmë historinë e Profetit Muhamed -paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të-, do të gjejmë se ai ishte njeriu më i kujdesshëm në lidhje me plotësimin e premtimeve dhe marrëveshjeve, madje këtë e bënte edhe me ata që ishte në luftë.

Kur Hudhejfe ibën Jemani dëshiroi të emigronte për në Medine, qëlloi që këtë ta bënte pak para se të ndodhte lufta e Bedrit. Ai doli nga Meka, por rrugës e kapën idhujtarët e Mekes të cilët donin ta ndalonin, por që në fund e lejuan me një kusht: që të shkonte në Medine dhe tu premtonte të mos luftonte kundër tyre në Bedër. Kur Hudhejfe arriti në Medine takoi Profetin ndërkohë që ai po pregatitej për luftë dhe i tregoi ç’kishte ngjarë. Profeti i tha: “Çoje në vend premtimin e dhënë atyre, e ne kërkojmë mbrojten e Allahut ndaj tyre”. Këtë ngjarje e trasmetojnë: Taberiu, Ibën Asakir Ibën Auane, dhe e ka saktësuar Dhehebiu

Hoxhë Bledar Haxhiu

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit