8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kancelari gjerman zotohet për mbështetje të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE

Më të lexuarat

“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin pjesës së lirë dhe demokratike të Evropës”, tha Scholz, duke shtuar se anëtarësimi i këtyre vendeve në BE është në interes të të gjitha vendeve evropiane

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se Bashkimi Evropian (BE) mund të kompletohet vetëm me anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllok, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke u adresuar në samitin e Ballkanit Perëndimor në Berlin, kancelari Scholz ri-konfirmoi “mbështetjen e fortë” të Gjermanisë për anëtarësimin në BE të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

“Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin pjesës së lirë dhe demokratike të Evropës”, tha Scholz, duke shtuar se anëtarësimi i këtyre vendeve në BE është në interes të të gjitha vendeve evropiane.

Kancelari gjerman theksoi se sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor janë edhe sfidat e përbashkëta të bllokut evropian, sepse “stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit tuaj nuk mund të shkëputet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Evropës në tërësi”.

“Së bashku, ne jemi të bindur se procesi i Berlinit jo vetëm që do të ndihmojë në çlirimin e potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal, por edhe do të përshpejtojë anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Scholz.

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, janë mes pjesëmarrësve të samitit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit