-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Komandanti i Putinit që vrau edhe 80 fëmijë në qiell

Më të lexuarat

Ku ndodhet aktualisht Igor Strelkov, i kërkuar si “kriminel lufte” për tragjedinë e Malaysia Airlines

Një person i kërkuar në Perëndim si “kriminel lufte” i akuzuar për bashkëpunim në rrëzimin e fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, po shërben si komandant i një njësie ushtarake ruse në vijën e parë të luftës në Ukrainë.

Bëhet fjalë për 51-vjeçarin Igor Strelkov, i cili në të kaluarën ka qenë ministër i Mbrojtjes i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut. Në fakt, megjithëse fillimisht kishte kundërshtuar zgjedhjet e bëra me luftën në Ukrainë, sipas raportimeve, ai tani ka ndryshuar taktikë dhe është në favor të Putinit.

Sterlkov, emri i vërtetë i të cilit është Igor Girkin, u akuzua për rrëzimin e Boeing 777 dhe ishte mes tre shtetasve rusë dhe një ukrainas që do të dilnin në gjyq për incidentin. Çështja po shqyrtohet në Holandë dhe vendimi i gjykatës do të shpallet në nëntor.

Për disa kohë ai ishte zhdukur nga kanali i tij në Telegram, ndërsa sipas një gazetari, Strelkov është në front duke luftuar ose si udhëheqës i njësisë ose si zëvendëskomandant. Madje, më herët ishte përpjekur të ishte në vijën e parë, por pa sukses. Vihet re se 51-vjeçari një muaj më parë kishte deklaruar se humbjet e njëpasnjëshme mund të mund të rrëzonin presidentin rus dhe kishte akuzuar Vladimir Putin dhe Sergei Shoigu për paaftësi.

Sipas Daily Mail, roli i tij i ri si komandant – ndoshta në një ushtri private që mbështet Putinin – shihet si një shenjë se ekstremistët e Kremlinit tani janë plotësisht në krye të luftës në Ukrainë. Ndërkohë, lajmi për emërimin e Strelkovit në një pozicion kyç në hierarkinë ushtarake ruse vjen pasi ndërtesa e komandës ruse në Donetsk ishte në shënjestër të bombardimeve ukrainase.

Sipas administratës ruse, hyrja kryesore e godinës është goditur, ndërsa makinat në perimetër të godinës janë dëmtuar. Megjithatë, nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga pala ukrainase dhe Reuters nuk ishte në gjendje të verifikonte raportet.

Historia e rrëzimit

Avioni, një Boeing 777-2H6ER, i cili kishte bërë fluturimin e tij të parë më 17 korrik 1997 dhe u prit nga Malaysia Airlines dymbëdhjetë ditë më vonë, ishte nisur nga Amsterdami në orën 12:15 me kohën lokale (10:15 GMT). Destinacioni i tij ishte Kuala Lumpur, ku ai duhej të mbërrinte njëmbëdhjetë orë e dyzet e pesë minuta më vonë, në orën 6:10 me kohën e Malajzisë, mëngjesin e së shtunës, 18 korrik, 2014. Katër orë më vonë, shërbimi i kontrollit të trafikut ajror të Ukrainës njoftoi se kishte humbur kontaktin me fluturimin MH17.

Avioni u rrëzua në veri të qytetit Torez, në rajonin e Donetsk, pranë kufirit Ukrainë-Rusi. Gjithsej 298 persona ishin në bordin e avionit (283 pasagjerë, nga të cilët 80 fëmijë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit), të cilët vinin nga të paktën 15 vende të ndryshme, ku shumica ishin nga Holanda.

Shumë nga pasagjerët ishin rrugës për në Melburn për të marrë pjesë në Konferencën e 20-të Ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për SIDA-n.

Mes tyre ishte Geap Lange nga Holanda, Profesor i Mjekësisë në Qendrën Mjekësore Akademike të Universitetit të Amsterdamit dhe ish-President i Shoqatës Ndërkombëtare për AIDS (IAS).

Në mesin e pasagjerëve ishte dhe senatori holandez Ëillem Ëitteveen. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit