Të premten më 14 tetor 2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, Kryetari i Kuvendit të Rijasetit të BFI-së në RMV H. Fejsall ef. Kadriu, stafi i kabinetit të Reisul Ulemasë, stafi i Myftinisë së Shkupit, profesorë të Medresesë Isa Beu, hafizlerë, hoxhallarë dhe xhematlinjë ndanë gëzimin e familjes Ajdari me rastin e promovimit të hafizes së re Ebru Ajdari.
Lusim Allahun fuqiplotë që hafizen Ebru, muhafizen Munevere Murtezi, prindërit dhe familjen e gjërë t’i begatojë me mirësi të shumta në këtë dhe botën tjetër!