11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rusia thërret të dërguarit danez, gjerman dhe suedez për të protestuar ndaj hetimit të gazsjellësit ‘Rrjedha Veriore’

Më të lexuarat

“Në rast të refuzimit të pranimit të ekspertëve rusë në veprimet hetimore në vazhdim, Moska do të veprojë nga fakti se këto vende kanë diçka për të fshehur ose mbulojnë autorët e këtyre akteve terroriste”

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka thirrur ambasadorët e Danimarkës, Gjermanisë dhe Suedisë për të përcjellë një protestë për hetimin e rrjedhjeve të muajit të kaluar nga tubacionet e gazit “Rrjedha Veriore”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria ruse njoftoi se mungesa e përgjigjes zyrtare ndaj kërkesës së kryeministrit Mikhail Mishustin për përfshirjen e specialistëve rusë në hetim provokon “hutim”.

“Në rast të refuzimit të pranimit të ekspertëve rusë në veprimet hetimore në vazhdim, Moska do të veprojë nga fakti se këto vende kanë diçka për të fshehur ose mbulojnë autorët e këtyre akteve terroriste”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Më tej, theksohet se Rusia natyrisht nuk do të njohë asnjë “pseudo-rezultat” të një hetimit të tillë nëse specialistët rusë nuk marrin pesë në të.

Më 26 shtator, siç treguan rezultatet paraprake të një hetimi nga Suedia dhe Danimarka, pati një rrjedhje në tubacionet e gazit natyror ‘Rrjedha Veriore 1’ dhe ‘Rrjedha Veriore 2’, si pasojë e një seri shpërthimesh që besohet se janë shkaktuar nga sabotimi i qëllimshëm.

Tubacionet e ‘Rrjedhës Veriore’ kanë nga dy linja secila për të transportuar gaz natyror nga Rusia në Gjermani përmes Detit Baltik nga kompania shtetërore ruse ‘Gazprom’, e cila zotëron pjesën më të madhe të infrastrukturës.

Rrjedhjet përkuan me hapjen e gazsjellësit Baltik, duke shpërndarë gaz natyror nga Deti i Veriut përmes Danimarkës në Poloni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit