3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

U mbajt program për nder të 300 vjetorit të themelimit të xhamisë së fshatit Burojë

Më të lexuarat

Nën organizimin e Këshillit te Bashkësisë Islame në Skenderaj është mbajtur sot programi për nder të 300 vjetorit të themelimit të xhamisë së fshatit Burojë në Skenderaj.Kjo xhami u vlerësua lartë për rolin kyç në aspektin fetar, kombëtar, arsimor jo vetëm në këtë fshat, por edhe në gjithë rajonin e Drenicës.Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti shpalosi para të pranishmëve historikun e kësaj xhamie, duke veçuar edhe rolin e kësaj xhami tre shekullore në luftën e fundit.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava në fjalën e tij tha se xhamitë në Kosovë kanë pasur çdo herë misioni adhurimin e krijuesit, edukimin në frymën islame të brezave të rinj dhe çështjet kombëtare në veçanti gjatë luftës së fundit.Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura në këtë datë të veçantë ndau një mirënjohje në shenj falënderimi për kontributin e imamëve dhe besimtarëve në ruajtjen e identitet fetar e kombëtar.Për rolin dhe rëndësinë e veçantë që kishte ndër vite kjo xhami në këtë program u përmend edhe nga historian dhe personalitete të ndryshme, ku veç tjerash dalluan edhe imamët e kësaj xhamie.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit