0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Largohu Atifete

Më të lexuarat

Behgjet Pacolli konsideron se është i pamoralshëm dhe qesharak qëndrimi i mëtejshëm i Atifete Jahjagës në Presidencë.
Zëvendëskryeministri i Parë, të cilit Atifete Jahjaga ia “rrëmbeu” postin e të parit të Shtetit, thotë se marrëveshja është e qartë dhe Presidentja aktuale duhet të lëshojë rrugë.

Pacolli për ka thënë se ai fton Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Christopher Dellin që t’i përmbahen marrëveshjes pikë për pikë.
Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli nuk pajtohet që gruaja e cila ia “rrëmbeu” postin e të parit të Shtetit, Atifete Jahjaga, të qëndrojë në këtë pozitë më tepër se një vit.
“Çdo figurë politike që është paraqitur para qytetarëve për votë, ka përgjegjësi për të respektuar marrëveshjet dhe premtimet. Rasti me Presidenten, jo që është premtim, por është një marrëveshje e shkruar, e miratuar edhe në kuvend përmes një rezolute, përndryshe para qytetarëve do të dalim qesharakë dhe do të humbim besimin”, ka thënë Pacolli, të hënën, për Express.
Ndërkohë që ka kërkuar përgjegjësi për respektimin e marrëveshjes, si nga Presidentja Atifete Jahjaga, ashtu edhe nga Ambasadori Christopher Dell, si palë ndërmjetësuese në tërë procesin.
“Kjo marrëveshje e legjitimuar nga Kuvendi posedon edhe një palë tjetër, që është Ambasadori amerikan Dell, i cili nga atëherë ka marre përgjegjësinë që marrëveshja do të implementohet pikë për pikë. Çdo vonesë ose tentim vonese që të veprohet ndryshe në ketë drejtim, është e pamoralshme”, ka thënë Zëvendëskryeministri Pacolli./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit