Të mërkurën më 20.09.2022, Kryetari I BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në selinë e Rijasetit priti nē vizitë Hoxhën e mirënjohur H. Zulhajrat ef Fejzullahun nga Shkupi, Imamin e Qendrës kulturore islame shqiptare në Hamburg të Gjermanisë, Qendër kjo më madhja në Diasporë, i cili njihet si shpjegues i famshëm i Islamit dhe organizator i madh në jetën fetare në Gjermani. Me dekada ka vepruar si misionar i Islamit duke ngritur Qendrën e madhe në Hamburg si pronë e Shoqatës me të gjitha kushtet për një zhvillim të jetës fetare islame dhe ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe kulturore të besimtarëve tanë me punë në Gjermani. Vite me radhe ka qenë edhe Koordinator i Unionit të Bashkësive Islame në Gjermani, duke hapur një numër të madh të xhemateve, xhamive dhe mesxhideve. Është anëtar i rregullt në Mexhlisi Shura të muslimanëve të Gjermanisë.
Gjatë takimit u bisedua për jetën fetare islame në diasporë, sfidat dhe rrethanat me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët tanë në Gjermani dhe më gjerë.
Me këtë rast, Reisul Ulemaja në emër të Bashkësisë Fetare Islame të RMV e falënderoi për punën e madhe që ka bërë në Gjermani dhe që vazhdon të bëjë dhe në shenjë respekti i ndau mirënjohje dhe Letërnjoftimin më të ri të BFI e RMV.
Poashtu u vendos që bashkëpunimi dhe marrëdhëniet me BFI të vazhdojnë duke qenë sa më fuqishëm në shërbim të Islamit dhe iu dëshirua shëndet, jetë të gjatë e suksese të reja.
Në pritje të musafirit tonë të nderuar ishin prezent Dr. Selver Xhemaili – Drejtor për Diasporë dhe Z. Qufli ef. Osmani – përgjegjës i administratës në BFI e RMV.
Zoti e bekoftë.