0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Scholz, i mërzitur nga Turqisë

Më të lexuarat

Kancelari gjerman, kundër Ankarasë për bashkim me organizatën aziatike SCO

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ishte “shumë i irrituar” nga përpjekja e Turqisë për t’u bashkuar me organizatën e sigurisë të Azisë Qendrore të dominuar nga Rusia dhe Kina.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën e kaluar se ai dëshiron që Turqia, një anëtare e NATO-s, të bëhet anëtare e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), sipas një raporti të Reuters.

“Nuk është një organizatë që jep një kontribut të rëndësishëm në bashkëjetesën globale,” tha Scholz në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York pas takimit me Erdoganin dhe pranoi se ishte “shumë i mërzitur nga ky zhvillim”.

Scholz arriti në përfundimin se është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje për atë që është shtytësi kryesor në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të bëhet e qartë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës “mund të mos jetë e suksesshme“.

Më vete, Scholz vlerësoi se të gjitha referendumet që duhet të mbahen në Ukrainën lindore, në territoret nën kontrollin e Federatës Ruse, do të jenë “referendume të rreme”, të cilat nuk mund të pranohen.

Ai tha gjithashtu se kishte një përshtypje se Rusia mund të përpiqet edhe një herë të ndalojë eksportet e grurit të Ukrainës, diçka që Turqia dhe Gjermania duan ta parandalojnë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit