1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Shkatërrim armësh kimike: si bashkëpunojnë dy ish-armiq

Më të lexuarat

Të braktisura prej njërës në territorin e tjetrës që nga Lufta e Dytë Botërore

Kina dhe Japonia po bëjnë përparim në shkatërrimin e rezervave të armëve kimike të braktisura nga Ushtria Perandorake Japoneze në territorin kinez në fund të Luftës së Dytë Botërore, tha të hënën Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Gati 90,000 armë kimike të braktisura janë deklaruar në territorin kinez në më shumë se 90 vende, tha OPCW, me qendër në Hagë, Holandë.

“Nga afro 90,000 armë kimike të braktisura në Kinë, 60,170 janë shkatërruar deri në qershor 2022”, sipas përditësimeve nga zyrtarët kinezë dhe japonezë, vuri në dukje agjencia me kënaqësi në një deklaratë për shtyp.

Bashkëpunimi ndërmjet Kinës dhe Japonisë “dëshmon gjithashtu efektivitetin dhe suksesin e Konventës”, tha ambasadori Ziad M.D. Al-Attiyah, kryetar i Bordit Ekzekutiv të OPCW dhe përfaqësues i përhershëm i mbretërisë së Arabisë Saudite në organizatë.

Një fabrikë e shkatërrimit të armëve kimike e ndërtuar nga Japonia në fshatin Harbaling, provinca Jilin e Kinës, në vitin 2014 filloi të neutralizonte pjesën më të madhe të stokut të armëve kimike të lënë pas nga Ushtria Perandorake Japoneze në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Objektet e shkatërrimit të armëve kimike janë me punëtorë kinezë dhe japonezë, duke shënuar një shembull të rrallë bashkëpunimi midis dy vendeve për çështjen shumë të ndjeshme të përgjegjësive dhe rolit të Japonisë në luftën e fundit botërore.

Kina dhe Japonia nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara për Armët Kimike në 1997.

Dy vjet më vonë, Pekini dhe Tokio nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në të cilin Japonia u zotua të sigurojë fonde, pajisje dhe personel të nevojshëm të specializuar për të gërmuar dhe shkatërruar të gjitha armët kimike të braktisura. Megjithatë, zbatimi i kësaj marrëveshjeje u shty disa herë.

Armët kimike të braktisura nga ushtria japoneze janë gjetur në disa dhjetëra vende në Kinë, duke paraqitur një kërcënim të madh për sigurinë e popullatës dhe mjedisin.

Japonia vazhdoi, në bashkëpunim me Kinën dhe sipas rregullave të OPCW, të gërmonte dhe rikuperonte armët kimike të braktisura. Pas gjetjes, këto armë shpesh ruhen përkohësisht në magazina në Kinë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit