0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Blinken, thirrje për zgjatjen e armëpushimit në Jemen

Më të lexuarat

Më 2 tetor skadon ulja e armëve e një prej konflikteve më tragjike

Shefi i diplomacisë amerikane, Antony Blinken, bëri thirrje për zgjatjen e armëpushimit në Jemen, duke vlerësuar se armëpushimi tashmë ka përmirësuar kushtet e jetesës së popullatës vendase, raporton AFP.

Blinken, i cili u takua me presidentin jemenas Rashad al-Alimi në kuadër të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, tha se kreu i shtetit jemenas luan një “rol kyç” në ruajtjen e armëpushimit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price tha se Blinken theksoi urgjencën e zgjatjes së armëpushimit, i cili skadon më 2 tetor.

Që nga viti 2014, Jemeni është goditur nga një konflikt midis rebelëve shiitë, afër Iranit, dhe forcave qeveritare, të mbështetura nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Armëpushimi hyri në fuqi në prill. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit