-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kupchan: Serbia do ta njohë Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE

Më të lexuarat

Charles Kupchan, nga Këshilli amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, shpreh bindjen se Serbia, në fund, do ta njohë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, mbetet të shihet se si dhe kur do të realizohet ky qëllim, thotë ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Marrë parasysh disponimin e publikut serb, i cili është kundër hyrjes së Serbisë në BE, nëse kusht për këtë është njohja e Kosovës, shtrohet pyetja se a mund të heqë dorë Serbia nga integrimet evropiane?

“Mendoj se ka pak mundësi për këtë“, përgjigjet Kupchan.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë “i aftë në balancim dhe uljen në dy karrige”.

“Letra e Macronit dhe Scholzit vjen në kohën e duhur dhe bart mesazhin e duhur. Rritja e tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës – dhe në të gjithë rajonin në përgjithësi – kërkon një angazhim më të madh, evropian dhe transatlantik.

Edhe Macron, edhe Scholz kanë vërtet të drejtë kur thonë se ajo që nevojitet, është normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ka kohë që Beogradi dhe Prishtina duhet të marrin vendime të vështira dhe t’i arrijnë kompromiset e nevojshme për këtë qëllim”, tha ai.

“Ekziston një model për tejkalimin e ngërçit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk është bërë shumë përparim në zbatimin e tij. Ka disa zhvillime, si ky me dokumentet personale, pastaj për çështjet ekonomike gjatë administratës [së ish-presidentit amerikan, Donald] Trump, por programi i normalizimit ekonomik nuk është zbatuar, ashtu siç nuk është formuar as Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, ka një plan dhe jam shumë i bindur se si do të përfundojë i gjithë procesi.

Serbia do ta njohë përfundimisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe një nga elementet kyçe të kësaj përpjekjeje, do të jetë integrimi i saj në Bashkimin Evropian. Megjithatë, mbetet të shihet se si dhe kur do të arrihet ky synim”, tha ndër të tjera Kupchan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit