-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A do të bjerë çmimi i naftës? Irani, gati të pompojë miliona fuçi në treg

Më të lexuarat

Ç’pritet nga vendi i Lindjes së Mesme nëse arrihet marrëveshja bërthamore dhe hiqen sanksionet?

Progresi në marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe Perëndimit ka zhvendosur interesin e analistëve në rezervat e naftës të Teheranit që mund të bëhen të disponueshme në tregun ndërkombëtar.

Rreth 93 milionë fuçi naftë dhe kondensatë janë në cisterna në Gjirin Persik, Singapor dhe Kinë, sipas Kpler, ndërsa Vortexa Ltd vlerëson se këto rezerva arrijnë në 60 deri në 70 milionë fuçi. Në të njëjtën kohë, ka një sasi më të vogël rezervash në tankerat në tokë.

“Irani ka grumbulluar një flotë të konsiderueshme furnizimesh që mund të hidhen në treg së shpejti,” tha ekzekutivi i JTD Energy Services Pte John Driscoll, duke shtuar se çmimi, sigurimi dhe dërgimi i tyre mund të marrë pak kohë nëse hiqen sanksionet perëndimore.

Kthimi i mundshëm i Iranit në tregun ndërkombëtar të naftës po ndodh në mes të krizës aktuale gjeopolitike. Investitorët presin embargon evropiane ndaj naftës ruse në fund të vitit për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa lëshimi i rezervave strategjike amerikane në treg do të përfundojë në tetor. Mundësia e këtij furnizimi të rezervave të naftës iraniane në tregun ndërkombëtar ushtron presion mbi kontratat e ardhshme të naftës, duke kompensuar mungesën aktuale.

Qëllimi përfundimtar i diplomatëve është ringjallja e marrëveshjes së energjisë bërthamore me Iranin, e cila u bllokua nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Javën e kaluar, diplomatë të lartë amerikanë dërguan një përgjigje për propozimin e ri, duke rritur shpresat se do të arrihet, megjithëse Teherani ka theksuar se negociatat do të vazhdojnë deri në shtator.

Rezervat e papërpunuara të Iranit janë të krahasueshme me prodhimin mesatar ditor botëror të këtij viti prej 100 milionë fuçi, sipas llogaritjeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA). Duhet theksuar se në SHBA, presidenti Joe Biden ka vendosur të nxjerrë 180 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike të vendit në një periudhë gjashtëmujore për të përballuar rritjen e çmimeve në pikat e karburantit.

Që nga rënia e marrëveshjes për shkak të Trump, eksportet e naftës së Iranit janë kufizuar në 1 milion bpd, sipas analistes së Vortexa Emma Li. Kina mbetet një nga importuesit kryesorë të naftës iraniane në një kohë kur shumë vende të tjera janë tërhequr për shkak të sanksioneve.

Nëse arrihet një marrëveshje, Irani do të investojë afatgjatë në infrastrukturën e tij të naftës dhe do të rrisë eksportet e tij.

Mendim të kundërt ka Goldman Sachs, që nuk beson se marrëveshja do të arrihet shpejt. Gjigandi theksoi se edhe në rast marrëveshjeje të menjëhershme, investimet në këto infrastruktura do të nisin sa më parë gjatë vitit 2023.

Edhe pse Irani mund të kompensojë hendekun e lënë pas nga Rusia në tregjet evropiane të Spanjës, Italisë dhe Greqisë, Teherani gjithashtu do të përpiqet të rrisë pjesën e tij të tregut në tregun aziatik, sipas Dirscoll.

Duhet të theksohet se në vitin 2017 dhe 2018, Europa konsumoi përkatësisht afërsisht 748,000 dhe 528,000 fuçi naftë iraniane në ditë, ndërsa përqindjet përkatëse të Azisë varionin në 1.2 milion dhe 1 milion në ditë, sipas të dhënave nga Kpler.

Sipas Driscoll, “Irani do të dëshirojë të eksportojë naftë në Evropë për të ‘mbushur vrimën’ e lënë pas nga sanksionet perëndimore, por në planin afatgjatë do të fokusohet në kontratat me vendet aziatike”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit