PENDIMI, RRUGA E SHPËTIMIT
Allahu, xhele ve ala, në përmbylljen e ajetit për uljen e shikimit nga harami, tha:
“Pendohuni të gjithë te Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (Nur: 31)
“Ky ajet ngërthen në vete shumë dobi, ndër to: Allahu i urdhëroi të gjithë besimtarët që të pendohen tek Ai, duke ua bërë me dije që nuk shpëton pothuajse asnjë besimtar nga rënia në ndonjë mëkat, ndër to:
Shikimi në haram, mosruajtja e organeve të turpshme të trupit, mosshpalosja e bukurive (bukuritë e grave) para të tjerëve etj. Pra, dikush më pak mëkate kryen e dikush më shumë mëkate.”
(Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, Mexhmu’ul Fetava: 15/403)