Me ftesë të Myftiut të Myftinisë së BFI – Dibër H. Reshat ef. Kaçallnikut, një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame të RMV i udhëhequr nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të premten më 26.08.2022, qëndruan në mesin besimtarëve dibranë. Në shoqërinë e Reisul Ulemasë ishte edhe teologu i mirënjohur Mr. Eljesa ef. Hasani, Drejtor i Institutit të hifdhit në Gostivar dhe referent pranë Myftinisë së Gostivarit.
Me Myftiun e Dibrës, Kreu i BFI bisedoi për rrjedhën e punëve në Myftininë e Dibrës si dhe në territorin e saj. Pasi u njoftua me aktivitetet e kësaj Myftinie dhe projektet që janë në realizim e sipër, Reisul Ulemaja mbeti i kënaqur me vullnetin dhe ambiciet e kësaj Myftinie në krye me Muftiun dhe bashkëpunëtorët e tij.
Delegacioni i BFI namazin e Xhumasë e falën në Xhaminë e mirënjohur “Xhamia e Konjarës” ku imam është teologu i mirënjohur Dr. Kujtim ef. Mirzo, që me sukses të madh udhëheq këtë xhemaat të mirënjohur dhe i cili i bëri një pritje vëllazërore Kreut të BFI dhe shoqëruesve të tij.
Porositë e Reisul Ulemasë gjatë Xhumasë i përcolli nga minberi i xhamisë, ndërsa namazin e xhumasë e fali Mr. Eljesa ef. Hasani, që njihet me zërin e tij të bukur me çka fascinoi xhematin masovik të Dibrës.