Para pak ditësh në Amerikë, gjatë një simpoziumi, një njeri shkeputet nga turma dhe godet 15 herë më thika, Selman Rushdine..
Thuhet se gjendja e tij është tepër e rëndë. E nëse shpëton do të mbetet i gjymtuar pergjithmone, me një sy të verber, këmbë te paralizuara e kështu me rradhë.
Selman Rushdi nuk do të njihej nga bota, nëse nuk do të ishte për librin e tij “Vargje Satanike” ku ofendonte në to Zotin, Islamin dhe Pejgamberin Muhamed a.s. në Vitin 1988.
Libër që është shitur në Perëndim rreth 200 mijë kopje.
Gjykuar librin, aty nuk është se ka argumenta bindëse kunder Islamit. Thjesht ai libër është një shfryrje mllefi dhe sharje. Kjo ka qenë arsyeja pse libri u prit shumë mirë në Perëndim. Sepse ai ngopte, dufin e brendshëm shekullor që shoqëritë perëndimore kanë ndaj Islamit, që nga koha e kryqëzatave në mesjete..
Por gjithsesi Selman Rushdi përsëri nuk do të ishte njohur nga krejt Bota, sikur mos I kish dhënë një dorë edhe Khomeini I Iranit. I vetëshpallur si lider islamik
Duke mos njohur as ABC e jurisprudencës Islame, ky sharlatan publikon në shkurt te vitit 1989 nje Fetva (Urdhër juridik Islam) se kushdo prej muslimanëve që e gjen Selman Rushdijen duhet ta vrasë. Me arsyetimin se ka dalë prej Islamit.
Por ky Urdhër për vrasje, nuk ka asnjë lidhje me Jurisprudencën Islame. Pasi në Sheriatin Islam, dënimet me vdekje mund ti ekzekutojë vetëm shteti musliman.
Këtu pa folur fare për fazat që duhet të kalojë çështja e dënimit me vdekje, siç është diskutimi me autorin e krimit, dhe bindja e tij se është gabim. Në këtë mënyrë dënimi I Murtedit Selman Rushdije, nuk do të ishte Vdekja e sidomos vrasja në Atentate.
Ashti sikur edhe ISIS vitet e fundit, edhe Khomeini dhe regjimi shiit Iranian, kanë të dyja një të përbashkët. Të dyja nuk kanë Lidhje me Islamin dhe Jurisprudencën e tij dhe të dyja nuk e përfaqësojnë dhe nuk mund të flasin në emrin e Islamit. Fetvaja e Khomeinit në fakt, ka dhënë efektin e kundërt tek autori I krimit dhe përhapja e këtij krimi të shëmtuar në publik.
Vërtetë për dy dekada me radhë Selman Rushdije ruhej me policë edhe në Tualet kur shkonte. (Me kuptimin real të fjalës).
Ai jetoi me fantazmën e vdekjes gjithë këtë kohë. Por gjithsesi vdekja me Emrin Khomeini do ta ndihmonte Rushdijen për të ngritur emrin e tij dhe shitur fuqishëm librat e tij.
Ai asnjëherë nuk u ftua prej Khomeinit në një debat publik për të trajtuar problemet që ngrinte në Libër.
Edhe pse shumë libra u shkruan dhe rrëzuan pretendimet e Selman Rushdijes. Por e vërteta është se ajo që mbeti ishte Sharja e Selman Rushdijes dhe “FETVAJA TERRORISTE E KHOMEINIT”
Nga Eduart Thartori..