1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Të nderuar mësimdhënës! Të nderuar prindër!

Më të lexuarat

Këshilloj veten së pari, po ashtu edhe ju, që të mos harroni se mësimdhënia është një detyrë e shenjtë, amanet me përgjegjësi. Nuk duhet lejuar që kjo përgjegjësi të keqpërdoret, të asgjësohet. Nëse ky amanet nuk kryhet me nder, atëherë është treguar tradhti dhe shpërdorim i amanetit. Këta fëmijë janë amanet në supet tuaja. Allahu i Lartësuar thotë:
“O ju që keni besuar! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, as mos e tradhtoni me dashje amanetin (mos shpërdoroni atë që ju është besuar dhe gjithë detyrimet që ju ka caktuar Allahu).” (Enfal, 27)
Duhet të kujtojmë së bashku se:
– dituria,
– edukata dhe
– morali
janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, ato nuk ndahen asnjëherë. Duhet pasur në konsideratë se duke ofruar njohuri, ofrohet edukata dhe mirësjellja. Atyre duhet t’u mësohet morali i shëndoshë, morali i pastër hyjnor, që buron nga feja e pastër.
Të edukohen gjeneratat në mesataren që porosit Islami, jo ne shfrenim të pakontrolluar e as në ekstremizëm. Fëmijët të mësohen që të kultivojnë moralin, edukatën, tolerancën, mirëkuptimin, çdo gjë që është në interesin e fëmijëve tanë dhe të popullit tonë. Fëmijëve t’u mësohet se çka është e keqja, imoraliteti, paturpësia, injoranca, etj., me qëllim që të ruhen dhe të mbrohen nga rrymat dhe drejtimet që e luftojnë dijen e dobishme, fenë dhe moralin.
Të nderuar prindër!
Kini frikë Allahun e Lartësuar dhe bëhuni të përgjegjshëm me fëmijët tuaj në edukimin e tyre, mbillni të mirën në shpirtrat e tyre. Çdo herë përpiquni që t’ua ngrini moralin për mësim. Mësojini fëmijët tuaj që t’i respektojnë mësuesit, arsimtarët dhe profesorët. Mësojini fëmijë tuaj që mësimin ta bëjnë për hir të Allahut të Lartësuar; leximi, mësimi, studimi të jetë vetëm në emër të Allahut.
Nderojini dhe respektojini mësuesit e fëmijëve tuaj, vizitojini nëpër shkolla dhe merrni në konsideratë mundin që bëjnë.
Allahu im! Të lutemi të na pajisësh me dituri të dobishme.
Allahu im! Ruaji të rinjtë dhe të rejat tona nga devijimi, imoraliteti e injoranca!
Allahu im! Bëje këtë vit shkollor, vit të bereqetit dhe të të mirave!

 

Ulvi Fejzullahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit