-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ish-drejtori i financave i Donald Trump afër pranimit të mashtrimit tatimor?

Më të lexuarat

Ç’përflitet mbi Allen Weisselberg, mbi të cilin ka një padi?

CFO për një kohë të gjatë i kompanisë së pasurive të paluajtshme të ish-presidentit amerikan Donald Trump do të pranojë fajin për mashtrim tatimor të enjten.

Ish-CFO i Organizatës Trump, Allen Weisselberg, mund të kërkohet të dëshmojë kundër kompanisë, e cila gjithashtu akuzohet në këtë rast, ka mësuar Reuters nga një person i njohur me rastin.

Ai pritet të dënohet me pesë muaj burg, shtoi personi, i cili foli në kushte anonimiteti. Një zëdhënëse e prokurorit të qarkut të Manhatanit nuk pranoi të komentojë mbi rastin, ashtu si edhe avokati i Weisselberg dhe një zëdhënëse e Organizatës Trump.

Weisselberg dhe Organizata Trump u paditën në korrik të vitit të kaluar për më shumë se dhjetë akuza për mashtrim tatimor dhe falsifikimin e të dhënave të biznesit për dhënien e përfitimeve “të paregjistruara” për drejtuesit e kompanive, kujton Reuters.

New York Times raportoi për herë të parë të hënën se Weisselberg, 75 vjeç, ishte afër një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë. Gazeta tha se ai nuk do të bashkëpunonte me hetimin më të gjerë për Trump, duke cituar dy burime të paidentifikuara. Gjithashtu, nuk bëhet e ditur nëse do të bashkëpunojnë në procedimin ndaj kompanisë familjare të ish-presidentit amerikan.

Një person tjetër i njohur me rastin konfirmoi për Reuters se diskutimet në lidhje me pranimin e fajësisë janë zhvilluar midis avokatit të Weisselberg dhe zyrës së Prokurorit të Qarkut të Manhattanit.

Trump, i cili është një republikan, e ka quajtur hetimin e Prokurorit të Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg, si dhe hetimin civil paralel nga Prokurorja e Përgjithshme e New York-ut, Letitia James, një “gjueti shtrigash” të motivuar politikisht. Konkretisht, James dhe Bragg janë demokratë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit