0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Borrell: Do të diskutohet rruga përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

Më të lexuarat

Takimi i 18 gushtit në Bruksel

Përfaqësuesi i Politikë së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka konfirmuar sot se i ka ftuar në takim më 18 gusht në Bruksel, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.null

Ai në një postim në Twitter shkruan se takimi është ftuar për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Po ftoj presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkruan Borrell, raporton Telegrafi.

Ndryshe, një ditë më parë u tha se detaje të tjera për agjendën e takimit të 18 gushtit do të jepen më vonë.

Ftesa për takimin me Kurtin dhe Vuçiqin erdhi pas tensionimit të situatës në veri të vendit, për shkak të vendosjes së barrikadave pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet.

Pas tensionimit, Qeveria shtyu zbatimin e vendimeve për reciprocitet për një muaj.

Kurti dhe Vuçiqi ishte planifikuar të takoheshin në Bruksel më 19 korrik, por takim ky që nuk u mbajt. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit