-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Mjekët maqedonas me veprime hitleriane, refuzojnë t`i mjekojnë refugjatët!

Më të lexuarat

Shkup, 31 gusht- Mjekët amë maqedonas po kundërshtojnë mjekimin e refugjatëve sirian për arsye banale.

E para çdo ordinancë ka kapacitet të mjaftueshëm për të kontrolluar pacientët, e dyta është se Fondi për Sigurim Shëndetësor siguron buxhet të mjaftueshëm që ordinancat të kanë materiale mjekësore të nevojshme për pacientët refugjat, e treta është se arsyetimi se kinse mjekët do të infektohen nga ndonjë sëmundje e rrezikshme është absurde për shkak se këta mjek paraprakisht paragjykojnë se sirianët kanë sëmundje vdekjeprurëse dhe me këtë gjejnë alibi që të refuzojnë shërimin dhe trajtimin e tyre, transmeton zhurnal.mk

Këto arsye për herë të parë në botë i bëjnë publikisht vetëm mjekët maqedonas të cilët kanë një mllef të madh ndaj refugjatëve të cilët mezi kanë shpëtuar kokën nga luftërat dhe betejat të cilat zhvillohen në vendlindjet e tyre.

Fotografitë tmerruese ku gratë, fëmijët, rrënkojnë dhe qajnë po tronditin çdo njeri në botë, por këto pamje si duket nuk shkaktojnë asnjë emocion humanizmi tek mjekët maqedonas.

Sipas betimit të Hipokratit të gjithë mjekët e botës, duke përfshirë edhe ato maqedonas zotohen se do t`i trajtojnë të gjithë pacientët në mënyrë të barabartë pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, fetare apo racore.

Betimi i Hipokratit është i shenjtë për të gjithë mjekët dhe askush nuk ka të drejtë që mos ta respektoj të njëjtin.

Përndryshe përmes një peticioni mjekët nga Gjevgjelia, Vallandova, Bogdanci dhe Dojrani refuzuan që të përkujdesen për refugjatët sirian http://www.zhurnal.mk/content/?id=1583114494054.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit