3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

G7 planifikon të kufizojë çmimet e naftës ruse nga dhjetori

Më të lexuarat

Shtatë vendet më të zhvilluara, një tavan që të ulin të ardhurat e Moskës

Mekanizmi për kufizimin e çmimit të naftës ruse, i cili duhet të kufizojë të ardhurat e Rusisë nga eksporti i këtij produkti energjetik, mund të vendoset në fillim të dhjetorit, raporton Reuters.

Reuters, duke cituar një zyrtar të lartë të një vendi anëtar të G7, thekson se 5 dhjetori është caktuar si data kur do të hyjnë në fuqi sanksionet e reja të Bashkimit Evropian që ndalojnë importet ruse të naftës nga deti.

Së bashku me sanksionet e reja të BE-së, organizata G7, e cila përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Japonia, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe, dëshiron të vendosë një tavan mbi çmimin e naftës ruse në dhjetor në mënyrë që të reduktojë të ardhurat e Moskës dhe e detyrojnë atë të ndalojë aktivitetet e saj në Ukrainë.

Çështja e Kinës dhe Indisë

G7 po përpiqet të bindë Kinën dhe Indinë, blerësit kryesorë të naftës ruse, që t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje për të vendosur çmimin e naftës ruse në një nivel mbi koston e prodhimit, por dukshëm më të ulët se çmimi aktual i tregut.

Moska njoftoi javën e kaluar se do të ndalojë furnizimin me naftë për vendet që i bashkohen mekanizmit të kufizimit, duke thënë se një masë e tillë do të dëmtonte prodhuesit rusë.

Guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë, Elvira Nabiulina, paralajmëroi se, në vend që të respektojë kufizimet, Rusia do të ridrejtojë furnizimin drejt vendeve që nuk vendosin një çmim të kufizua

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit