3.4 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Lëvizja e Intel mund të tronditë një industri të tërë

Më të lexuarat

Intel tashmë ka informuar konsumatorët për rritjen e çmimeve dhe më shumë gjasa do të çojë në rritjen e çmimeve të laptopëve dhe kompjuterëve gjatë fundvitit.

Intel po përgatitet për rritjen e çmimeve të procesorëve dhe çipeve. Sipas një raporti të Nikkei, rritja e çmimeve do të aplikohet për procesorët më të fuqishëm fillimisht ndërsa drejt fundit të vitit për të gjithë çipet përfshirë ato të konektivitetit.

Nikkei thotë se çmimi nuk është përcaktuar ende, po disa çipe mund të kushtojnë deri në 20% më shumë. Në fillim të vitit kompania kishte paralajmëruar rritje për shkak të inflacionit dhe rritjes së kostove të materialeve, transportit dhe pagave.

Rritja e çmimeve do të vijë në një kohë kur shitjet e kompjuterëve po bien. Gartner zbuloi kësaj jave se shitjet e kompjuterëve personalë kanë rënë me 13%.

Është rënia më e madhe në 9 vitet e fundit. Tregjet si Evropa, Lindja e Mesme dhe Afrika panë rënie deri në 18%./pcworldAlbanian/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit