0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

“Njëmijë vjet më parë, bota rrotullohej rreth Lindjes së afërme dhe Islamit..

Më të lexuarat

“Njëmijë vjet më parë, bota rrotullohej rreth Lindjes së afërme dhe Islamit..

Çfarë ndryshimi që mund të bëjnë njëmijë vjet.

Në vitin 1000, Lindja e afërme ishte vendi ku bëheshte shkrirja e civilizimeve botërore. Askush nuk mundeshte të kumton se ka njohuri të vërtetë në qoftë se ai nuk fliste Arabisht, gjuhën e shkencës dhe filozofisë. Askush nuk mundeshte të thotë se i ka parë qytetet më mashështore të botës nëse ai nuk ia kishte lëshuar sytë qyteteve më të mrekullueshme të asaj kohe, Bagdadit dhe Kordobës, Kairos dhe Buharës.

Ky qytetërim urban suprem dinte ta kultivon gjeniun. Po të kishte pasur Çmim Nobel në vitin 1000, pothuajse të gjitha do t’ju takonin ekskluzivisht muslimanëve. Njëri prej laureatëve do të kishte qenë Biruni një polimath (person me dituri të madhe në disa lëmi të studimeve) (rreth 973-1050) -astronom, matematicient, mineralogjist, botanist, linguist dhe historian.

Prej arritjeve të shumta, ai pothuajse me precizitet të madh determinoi rrezen e qarkut të botës. Superioriteti i muslimanëve në astronomi zgjati deri në shekullin e 15, dhe ishte e simbolizuar me prestigjin e astrolabeve Arabe në navigimet e Europjanëve.

Medicina poashtu inspironte gjenitë muslmanë, e më dukshëm në personin e filozofit Ibn Sina, ose Avicenna (980-1037). Ai zotëroi shkencën e Grekëve dhe praktika e medicinës në Europë pushonte mbi Kanonin e tij të Medicinës deri përgjatë shekullit të 15të. Universitetet Europjane jepnin mësimin e anatomisë me terminologji Arabe për pothuajse po aq kohë të gjatë.

Tregëtia botërore (globale) lulëzonte në tregjet e mrekullueshme të Lindjes së Afërme posikur askund tjetër. Bursat shkencore të kultivuara në akademitë e tyre ishin pa rival. Një Perandori Islame, e themeluar me pushtim katër shekuj më parë, sjelli në jetë një qytetërim Islam, i mirëmbajtur me dëshirën e lirë prej shpirtërave më krejues dhe energjetik, përplot me inisjativë, të kësaj bote.

Njëmijë vjet më vonë, Lindja e afërme ngëryset në margjinat e civilizimit botëror i formësuar nga Perëndimi. Gjuhët e këtij rajoni vështirë fliten jashtë; ato nuk mbajnë asçfarë shkence vitale me to. Shumica e qyteteve në

Lindjen e afërme janë përplot me migrues nga vendet rurale dhe ju mungojnë refinimet më themelore të qyteteve kulturore.

Tregjet e Lindjes së afërme janë këmbimore lokale, e asesi qendra ndërkombëtare, ndërsa rajoni pothuajse aspak nuk tërheqë investime ndërkombëtare. Dijetarët dhe shkencëtarët më të mirë të rajonit shkojnë të mësojnë jashtë, dhe shumica asnjëherë nuk këthehen. Është njëri prej vendeve më të papërshtatshme në botë për shpirtërat krejues dhe energjetikë.

Viti 2000 nuk është mileniumi Islamik. Sipas kalendarit Islamik, ky është viti 1420, dhe muslimanët e devotshëm tregojnë një indiferencë ndaj kaosit rreth mileniumit. Por fakti se e tërë bota i numëron vitet e tyre që nga lindja e Isa-ut, dhe jo nga Hixhreti i të Dërguarit Muhammedit (saws), kjo flet kaptina të tëra për ndodhitë (dhe pozitën) relative të Islamit – dhe të Lindjes së afërme.

Kur Krishterizmi shenoi mileniumin e tij të parë, pjesa tjetër e botës aspak nuk e vërejti këtë. Numërimi Islamik i viteve ishte shumë më i rëndësishëm, që nga Atlantiku e deri në lumin Ind. Sot, numërimi Islamik nuk udhëheqë asnjë pjesë të botës, ndërsa numërimi Krishterë është bërë ai sekular, një shenues universal i kohës sonë. Mendimi dhe konsiderimi i thellë, e jo kremtimi, do të jenë reagimet përgjatë Lindjes së afërme për mileniumin e ri, dhe ajo fillon me një ndjenjë të përparësisë së humbur.”

Përktheu: Bekir Halimi

/Sqarim: Ky shkrim ishte i vitit 2000/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit