1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

BE-ja reagon ndaj njoftimit për hapjen e televizionit Russia Today në Serbi

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka komentuar njoftimin se Rusia Today (RT) do të hapë zyrën e saj përfaqësuese në Serbi.

Ai kujtoi se BE-ja kishte vendosur kufizime ndaj kësaj media si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë dhe se Serbia, si një vend kandidat, pret që gradualisht të harmonizojë vendimet e saja me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

“Pa dashur të komentoj mbi njoftimet e qëllimeve, më lejoni t’ju kujtoj se BE-ja ka vendosur kufizime në transmetimin, shpërndarjen dhe reklamimin e RT si pjesë e sanksioneve që janë një përgjigje ndaj agresionit të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Russia Today është instrument i propagandës dhe dezinformimit të Rusisë, me të cilin Kremlini plotëson agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës dhe vrasjen e ukrainasve”, tha Stano në përgjigjen e N1.

Siç shtoi ai, Serbia si vend kandidat, pret që gradualisht të harmonizojë veprimet me ato të shteteve të BE-së.

“Në kontekstin e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës, ne presim që Serbia të përmbahet nga forcimi i lidhjeve me Rusinë si një vend, i cili nën udhëheqjen e saj aktuale shkel masivisht Kartën e OKB-së, ligjin ndërkombëtar dhe kryen krime kundër popullit ukrainas”, pohoi Stano.

Në muajin mars, Këshilli i BE-së vendosi të ndëshkojë mediat shtetërore ruse “Russia Today” dhe “Sputnik” në të gjithë BE-në. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit