2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

S’KA MË SHENGEN?!

Më të lexuarat

Ende pa iu dorëzuar Kosovës udhërrefyesi, marrëveshja Shengen po ndryshon , sepse Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian në mbledhjen e sotme arritën marrëveshje për ndryshimin thelbësor të marrëveshjes së Shengenit.

Zyrtarisht u tha se flukset e refugjatëve janë arsye për rivendosjen e kontrolleve në kufij.Në këto kushte, vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një version të ri të marrëveshjes së Shengenit. Sipas versionit të ri, shtetet mund të rivendosin kontrollet kufitare nëse shohin të kërcënuar funksionimin e hapësirës Shengen.

Kjo do të thotë se shtete të caktuara, fjala vjen, Greqia apo Italia, nuk ka nevojë t’i nënshtrohen një rregulli unik të BE por në mënyrë individuale, me iniciativë, mund të rivendosinn regjimin e kontrollit në kufij, të heqin hyrje-daljen pa viza dhe deri të mbyllin totalisht kufijtë duke i nënshtruar qytetarët në regjim leje lëvizjeje përmes aplikimeve në ambasada. Për këtë ranë dakord në një takim në Luksemburg ministrat e brendshëm të BE-së.

Rregulli i ri parashikon një të ashtuquajtur “mekanizëm emergjence”, sipas të cilit vende të veçanta anëtare mund të mbyllin kufijtë e tyre “si rruga e fundit”, në rast se një tjetër shtet i BE-së nuk kontrollon si duhet kufijtë e tij të jashtëm dhe në rast se “kërcënohet në mënyrë të rëndë” siguria e brendshme e shteteve të tjera, që do të thotë: në rast se si pasojë hyjnë në BE një numër i madh emigrantësh të paligjshëm. Koha maksimale për këtë masë do të jetë dy vjet.

Që prej 17 vjetësh në Evropë thuajse nuk ka fare kontrolle kufitare, falë marrëveshjes së Shengenit. Tani ajo do të reformohet: në rast nevoje vendet anëtare mund të rivendosin kontrollet në kufij.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit