-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kurti për paralajmërimet e Serbisë për tërheqje nga dialogu: Dikush në Bruksel mund të jetë trembur, Lajçak ishte i njoftuar për veprimet tona

Më të lexuarat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se dikush në Bruksel mund të jetë trembur pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se mund të tërhiqen nga dialogu mes dy vendeve.

Këto komente ai i bëri pas pjesëmarrjes së tij në tryezën “Kosova si shoqëri shumëgjuhëshe”.

Gjithashtu, kryeministri foli edhe për komentet e të dërguarit special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, që shprehu se situata tashmë ka ndryshuar pas vendimit qeveritar për reciprocitet për letërnjoftime dhe për afatin për regjistrimin e veturave me targa të vjetra.

“Edhe Lajçak ka qenë vazhdimisht i njoftuar me veprimet tona. Unë e di qe ekziston një plan për takime edhe të kryenegociatorëve ndoshta edhe më shumë se aq, vetëm ta shohim se si dhe sa do të mund të përgatiten në Bruksel. Jemi të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, të qëndrueshme dhe njohje reciproke në qendër. Por problemi mbase qëndron tek paralajmërimet nga Beogradi se ata mund te dalin nga dialogu. Mendoj se po bëjnë gabim dhe kjo mund ta ketë trembur pak dikë në Bruksel”, tha ai, raporton kp.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit